Bahri Rexha, pjesëmarrës në Programin EuroStep të FIBA-s në Slloveni

Bahri Rexha, pjesëmarrës në Programin EuroStep të FIBA-s në Slloveni

20/06/2023

Menaxheri për Media në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Bahri Rexha është duke marrë pjesë në Workshopin e organizuar nga FIBA për EuroStep.

Ky seminar zhvillohet më 20-21 qershor në Lubjanë të Sllovenisë. Të pranishëm janë përfaqësues nga Federatat Nacionale të Basketbollit.

Gjatë dy ditëve do të ligjërohet për mediat sociale, si Facebook, YouTube, uebsite, Instagram, TikTok, si dhe Mediat e Operacionet Digjitale.

Po ashtu do të ligjërohet për Videografinë dhe të ardhmen e mediave. Ligjërues janë përfaqësues nga FIBA, si Sakis Kontos, Geoff Wilson, Zane Jurjane, Matiss Spaile, Elena Zoppe dhe Francesco D’Aniello.

Pjesëmarrësit po ashtu do të kenë mundësi të shohin ndeshje nga Kampionati Evropian i femrave në Slloveni.

Gjithsej janë zhvilluar gjashtë Webinare, ku kanë folur përfaqësues të FIBA-s, NBA Europe, Minnesota Timberwolves, Menaxherë të 3x3, të Kupës së Botës të femrave 2022, të Federatës së Irlandës, Drejtori Menaxhues i Sportcast, etj.

Në fund të seminarit në Slloveni, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners