Vlora Braha në Punëtorinë për FIBA Delegatët Teknik në Ljubljanë

Vlora Braha në Punëtorinë për FIBA Delegatët Teknik në Ljubljanë

16/06/2023

Ish-basketbollistja e KB Universitetit nga Prishtina, tashmë në rolin e vëzhgueses/delegates në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Vlora Braha do të merr pjesë në Punëtorinë që do të organizohet nga FIBA për Delegatët Teknik, cikli 2023-2025. Punëtoria do të organizohet në Ljubljanë prej 16 deri më 18 qershor dhe kjo do të jetë hera e parë që FBK përfaqësohet nga gjinia femërore në këtë rol, pra të delegates teknike në FIBA.

Objektivat e Punëtorisë janë:

  • Ofrimi i të gjitha njohurive të nevojshme në lidhje me kriteret e kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2025 dhe detyrat e FIBA Delegates Teknike gjatë një ditë specifike për delegatët e rinj teknik të FIBA-s.
  • Eksperienca në aktivitete të ndryshme grupore.
  • Kalimi nëpër aktivitete të ndryshme praktike.
  • Vizita në palestrat e FIBA Eurobasket 2023 të Femrave dhe puna në grupe  në aktivitete të ndryshme në terren.
  • Vëzhgimi i një ndeshje dhe përmbledhja/raportimi.

Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit e kësaj Punëtorie do të jenë prezent në ndeshjet e FIBA EuroBasket 2023 të Femrave që ka filluar më 15 dhe do të përfundoj më 25 qershor në Izrael dhe Slloveni.

Një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025 është Vajzat dhe Gratë në Basketboll, ku përfshihet edhe ngritja e kapaciteteve njerëzore tek gjinia femërore, pra synimi i FBK-së është që të rrisë numrin e vajzave e grave që merren me basketboll në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, pra FBK investon në trajnere, refere, delegate, administratore, menaxhere, të gjitha këto për të shërbyer si rol modele të së ardhmes. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners