Enea Hajdari pjesë e FIBA Foundation European Youth Leadership Program

Enea Hajdari pjesë e FIBA Foundation European Youth Leadership Program

15/06/2023

Këshilltarja Ligjore për Sport në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Enea Hajdari është duke marrë pjesë në programin FIBA Foundation European Youth Leadership Program

Punëtoria në kuadër të këtij programi po zhvillohet në Gjenevë, e cila ka filluar më 14 dhe do të përfundoj më 18 qershor.

Programi është një mundësi për të zgjeruar kuadrot e të rinjve të angazhuar brenda Federatave anëtare të FIBA-s. Gjithashtu si pjesë e programit pjesëmarrësit do të krijojnë projektet e tyre për ndikim social/mjedisor në FIBA Kampionatet Evropiane të kategorive të reja gjatë vitit 2023.

Gjatë kësaj punëtorie Hajdari gjithashtu do të jetë pjesë e organizimit të FIBA Open, turneut 3x3 ndër më të mëdhenjtë në Zvicër.

Hajdari është shprehur e lumtur që do të jete pjesë e këtij programi të ofruar nga FIBA: “Pa dyshim që është privilegj për mua që të jem pjesë e këtij programi, ku përveç se veten, do ta përfaqësoj edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës”.

Federata e Basketbollit të Kosovës në vazhdimësi investon në kuadrot e saj në mënyrë që anëtarët e saj të zhvillohen dhe të bëjnë punë sa më profesionale.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners