Në fundjavë (17-18 qershor) dy Përfaqësueset e Kosovës Meshkujt dhe Femrat në 3x3 do të garojnë për Kualifikime të FIBA EuroCup 3x3.
Garat do të zhvillohen në Qipro, derisa të gjitha ndeshjet do të transmetohen në faqen zyrtare të FIBA-s në YouTube.
Djemtë dardanë janë në grup me Andorrën, Shqipërinë dhe Irlandën, kurse vajzat dardane do të ballafaqohen me Qipron, Luksemburgun dhe Andorrën.
Krahas lojtarëve, trajner për Përfaqësueset në 3x3 do të jetë Qendrim Demi, i cili do të asistohet nga Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Artina Hasani.
Kosova 3x3 Meshkujt
Kosova 3x3 Femrat
Orari i ndeshjeve te meshkujt
17 qershor
11:25 Andorra-Kosova
17:30 Kosova-Shqipëria
18 qershor
10:00 Irlanda-Kosova
Orari i ndeshjeve te femrat
10:35 Andorra-Kosova
16:15 Kosova-Luksemburgu
18:45 Qipro-Kosova