Përfundon turneu i FIBA YDF-së

Përfundon turneu i FIBA YDF-së

12/06/2023

Në Prizren ka përfunduar turneu i FIBA YDF-së për U14.

Në këtë turne kanë marrë pjesë: Kosova, Maqedonia Veriore, Turqia, Bullgaria dhe Rumania në të dyja konkurrencat.

Për pesë ditë me radhë janë zhvilluar 20 ndeshje. Ndeshjen e fundit Dardanët e rinj e kishin ndaj Turqisë, ku pësuan me shifrat 99:59.

Ndërkohë, vashat e Kosovës pësuan nga Turqia 88:14, që ishte humbja e katërt për Dardanet e reja dhe fitorja e katërt për vashat nga Turqia.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.

Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners