Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll për U16 në konkurrencën e meshkujve do të grumbullohet në mesjavë (përkatësisht të mërkurën dhe të enjten).
Grumbullimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 11:00 deri në 13:00 për dy ditë radhazi.
Në këtë grumbullim janë ftuar 31 lojtarë, ku përzgjedhësi Ibrahim Karabegu, me ndihmësit Driton Obërtinca dhe Elbasar Gështenja do të kenë mundësi të shohin formën e lojtarëve para grumbullimeve të ardhshme.
Djemtë e Kosovës U16 janë në Grupin A, së bashku me Andorrën, Moldavinë, Maltën dhe Gjibraltarin. Evropiani i Divizionit C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik.
Lista e gjerë e lojtarëve
1) Yll Kastrati - KB Marigona Hill Prishtina
2) Hanan Corovic - KB Istogu
3) Edin Bacevac - Beshiktash, Turqi
4) Drin Mehmed Tafilaj - Amerikë
5) Lis Binishi - Amerikë
6) Venis Haliti - KB Trepça
7) Eris Spahija - KB Peja
8) Berin Hajdarpasic -KB Peja
9) Elon Hasanaj - KB Peja
10) Ben Basha - KB Marigona Hill Prishtina
11) Sejar Rama - KB Marigona Hill Prishtina
12) Ervin Mullaliu - KB Rahoveci
13) Virtyt Delibeqa - KB Rahoveci
14) Amsal Murati - Zvicër
15) Anes Krasniqi - Marigona Hill Prishtina
16) Amri Bedra - KB Vëllaznimi
17) Fenix Bakalli - KB Vëllaznimi
18) Besim Bytyqi - KB Bashkimi
19) Erdin Abazgjik - KB Trepça
20) Adhurim Bojku - Peja DT
21) Adhurim Bojku - Peja DT
22) Mal Tusuni - Marigona HIll Prishtina
23) Rijad Ferati - KB Trepça
24) Berkant Shaqiri - KB Drita
25) Eronit Rrahmani - KB Drita
26) Din Syla - KB M Junior
27) Lir Zeneli - KB M Junior
28) Elvin Morina - KB Vushtrria Basket
29) Eris Merovci - KB Vushtrria Basket
30) Fis Jashari - KB Bashkimi
31) Rigon Gjergjizi - KB Bashkimi