Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim 60:68 (14:12, 14:18, 15:18, 17:20), në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja nisi e baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i çerekut të parë, 14:12. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, me therandasit që për një nuancë ishin më të mirë 14:18, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 28:30.
Mysafirët e nisën më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi në nëntë pikë, 31:40, por prishtinasit nuk dorëzohen dhe barazuan shifrat në 43:43, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 43:48.
10 minutat e fundit ishin mjaft interesant. Bardhekaltrit kalojnë në epërsi 53:52, por Ylli shkëputet sërish në 55:63, me tetë pikë radhazi të Erjon Kastratit, pesë prej tyre nga gjuajtja e lirë. Therandasit ruajtën epërsinë deri në fund dhe triumfuan 60:68.
Te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 14 pikë e nëntë kërcime dhe Nigel Johnson me 22 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 26 pikë e nëntë kërcime.
Sigal Prishtina ka pesë fitore dhe 13 humbje, kurse Golden Eagle Ylli 12 fitore dhe gjashtë humbje.