Junior 06 Moni Bau, kampion në Ligën U14 në kuadër të “Her World, Her Rules”

Junior 06 Moni Bau, kampion në Ligën U14 në kuadër të “Her World, Her Rules”

06/05/2023

Junior 06 Moni Bau është kampion i Kosovës te U14 në konkurrencën e femrave.

Skuadra prizrenase në finale ka mundur Trepcën me rezultat 50:62.

Prizrenaset me meritë shpallen kampionë, pasi edhe në garat e rregullta kishin 12 fitore në 12 ndeshje.

Medaljet dhe trofeun e Kupës e ka ndarë Vlora Braha, Person për Integritet në FBK.

Finalja në Mitrovicë u zhvillua në kuadër të kampanjës Her World, Her Rules.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program, tash e pesë vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt.

“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim ta promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners