Rruga e Golden Eagle Yllit drejt finales

Rruga e Golden Eagle Yllit drejt finales

07/05/2021

Peja-Golden Eagle Ylli është finalja e madhe e “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ja disa fakte për klubin nga Theranda:

- Kjo është hera e parë që skuadra nga Theranda ndodhet në finale të “Play-offit”, edhe pse në vitet e fundit ka investuar mjaft në basketbollin e Kosovës.

- Ylli ende nuk e ka fituar titullin apo Kupën në Kosovë.

- Në çerekfinale të “Play-offit” mundën Bashkimin me serinë 2:1, edhe pse humbën ndeshjen e parë në shtëpi.

- Në gjysmëfinale, me pesë përballje dramatike, eliminuan Rahovecin 3:2. Takimin e fundit e fituan në “Mizahir Isma” me rezultat 72:85, me një seri prej 0:13 n dy minutat e fundit.

- Kampionatin e rregullt e përfunduan në vendin e tretë me 17 fitore dhe 11 humbje.

- Në kampionatin e rregullt kishte mbrojtjen më të mirë me 2152 pikë të pranuara apo 76.8 pikë për ndeshje.

- Ka katër basketbollistë të Përfaqësueses së Kosovës në skuadër, apo më së shumti në elitën e basketbollit: Gëzim Morina, Erjon Kastrati, Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi.

- Ylli dhe Peja u ballafaquan në finale të Ligës Unike në Durrës, ku fituan therandasit 82:79. Ky ishte edicioni i parë i Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

- MVP i Ligës Unike ishte zgjedhur Erjon Kastrati, basketbollist i Yllit.

- Triumfi në Ligën Unike ishte trofeu i parë për skuadrën nga Theranda.

- Ylli dhe Peja u përballën në finale të Kupës më 2020, ku fituan pejanët 79:64.

- Trajneri i Pejës ishte Adis Beciragic, tani trajner i Golden Eagle Yllit.

- Këtë edicion në elitën e basketbollit, këto dy skuadra u ballafaquan katër herë, ku tri herë fituan therandasit. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners