Bashkimi në epërsi ndaj Penzës

Bashkimi në epërsi ndaj Penzës

22/04/2021

Bashkimi ka fituar ndeshjen e tretë finale të “Play-off” në EBC Ligën e Femrave me rezultat 74:63 (20:25, 17:13, 23:12, 14:13), duke kaluar 2:1 në epërsi. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e EBC Ligës së Femrave. Takimi i katërt do të zhvillohet të hënën në Pejë. Nëse Bashkimi shënon fitore do të shpallet kampion, kurse nëse fiton Penza, do të zhvillohet edhe ndeshja e pestë.

Takimi në Prizren ishte interesant, ku çereku i parë ishte i baraspeshuar, por në fund shkëputet skuadra pejane që e fiton këtë pjesë 20:25. Vashat prizrenase kundërpërgjigjen në periodën e dytë, që për një nuancë ishin më të mira, duke e fituar periodën e dytë, 17:13, për të shkuar në pushim me shifrat 37:38.

Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku skuadra vendase dominoi totalisht në mbrojtje dhe në sulm, duke e fituar 23:12, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 60:50. Vendaset arritën epërsinë më të lartë 74:57, kurse triumfuan në fund 74:63.

Te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 18 pikë e 14 kërcime dhe Aisha Balarabe me 18 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Penza u dalluan Valbona Bytyqi me 16 pikë e 10 kërcime dhe Diedona Halitaj me 20 pikë.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners