Fitorja e pestë për kampionet

Fitorja e pestë për kampionet

20/11/2026

Bashkimi shënoi fitore bindëse ndaj Prishtinës, me një epërsi prej 58 pikësh, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Femrave.

Bashkimi dominoi takimin, duke kaluar shifrën e 100 pikëve dhe duke regjistruar një fitore të thellë.

Te vendaset u dalluan Aulona Muhadri me 17 pikë e tetë kërcime, Agnesa Rrahmani me 23 pikë e gjashtë asistime dhe Nyla Jean me 17 pikë, pesë kërcime e katër asistime, kurse Klea Gashi ishte më e mira te mysafiret me 21 pikë.

Bashkimi ka pesë fitore e një humbje, derisa Prishtina pesë humbje në po aq ndeshje.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners