Derbi i Pejës

Derbi i Pejës

19/11/2026

Java e shtatë e Superligës së Femrave sjell dy përballje interesante, ku katër skuadra do të synojnë fitore të rëndësishme në vazhdim të garave të edicionit 2026/27.

Ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen të premten dhe të dielën, me përballje që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione në parket.

Të premten, nga ora 17:00, Bashkimi do të përballet me Prishtinën. Skuadra prizrenase do të synojë të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të regjistruar një tjetër rezultat pozitiv, ndërsa Prishtina do të kërkojë të bëjë paraqitje sa më të mirë.

Ndërkohë, të dielën nga ora 14:00, zhvillohet përballja ndërmjet Pejës 03 dhe Penzës, një duel ndërmjet dy skuadrave pejane që pritet të sjellë rivalitet dhe basketboll cilësor.

Orari

E premte

17:00 | Bashkimi – Prishtina

E diel

14:00 | Peja 03 – Penza

Të gjitha ndeshjet mund të ndiqen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në YouTube.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners