Peja 03 nuk lejon befasi, fiton ndaj Trepçës në Mitrovicë

Peja 03 nuk lejon befasi, fiton ndaj Trepçës në Mitrovicë

14/11/2026

Peja 03 ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Trepçës me rezultat 65:89, në ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë të Superligës së Femrave në basketboll.

Skuadra pejane konfirmoi rolin e favorites, duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Në këtë përballje, tri basketbolliste të Pejës 03 realizuan mbi 20 pikë, duke qenë vendimtare në suksesin e skuadrës së tyre.

Camryn Daione Hill ishte më efikasja në parket me 29 pikë dhe 11 kërcime, duke regjistruar double-double. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Tolefree me 25 pikë dhe Cook me 22 pikë.

Në anën tjetër, te Trepça u dallua Miyu Mizukawa me 21 pikë, ndërsa Jeta Muzliukaj kontribuoi me 20 pikë, përfshirë pesë trepikësha.

Kjo ishte fitorja e dytë e Pejës 03 ndaj Trepçës në këtë edicion, pasi pejanet kishin triumfuar edhe në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave, të zhvilluar në Pejë, me rezultat 102:44.

Me këtë rezultat, Peja 03 vazhdon me rezultate pozitive në Superligën e Femrave, duke mbetur në garë për kreun e renditjes.

Xhiroja e gjashtë përmbyllet të hënën, më 16 nëntor, me përballjen ndërmjet Penzës dhe Bashkimit, e cila zhvillohet nga ora 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Motion.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners