Sumeja Osmani përfundon me sukses programin “Trajner Sportiv”

Sumeja Osmani përfundon me sukses programin “Trajner Sportiv”

10/11/2026

Sumeja Osmani, Asistente Ekzekutive dhe Zyrtare për Evente në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka përfunduar me sukses programin “Trajner Sportiv”, të organizuar në kuadër të Akademisë Olimpike të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin e saj profesional, si rezultat i punës, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm për avancimin e njohurive dhe aftësive në fushën e sportit.

Programi i edukimit “Trajner Sportiv” është një nismë e rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve profesionale të trajnerëve dhe zhvillimin e kuadrove sportive në Kosovë.

Ky program ofron kualifikim profesional të nivelit të pestë, të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, duke synuar përgatitjen dhe avancimin e trajnerëve sipas standardeve të përcaktuara të kualifikimit profesional.

FBK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit dhe ngritjes profesionale të stafit të saj, duke e konsideruar edukimin dhe avancimin e vazhdueshëm si elemente të rëndësishme për zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners