Alexis Tucker, MVP e javës së pestë në Superligën e Femrave

Alexis Tucker, MVP e javës së pestë në Superligën e Femrave

09/11/2026

Alexis Tucker është shpallur basketbollistja më e vlefshme (MVP) e javës së pestë në Superligën e Femrave, pas një paraqitjeje shumë të mirë me fanellën e Bashkimit.

Tucker regjistroi dyshifror të dyfishtë me 18 pikë dhe 12 kërcime, duke shtuar edhe katër asistime, për ta përfunduar ndeshjen me indeksin 31, më të lartin e kësaj jave.

Në pesëshen më të mirë është përfshirë edhe Elsa Shala e Penzës, e cila realizoi 23 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, me indeks 30.

Paraqitje të mirë pati edhe Patience Williams e Penzës, e cila kontribuoi me 17 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, duke regjistruar indeksin 29.

Dy vendet e tjera në Top 5 u takojnë basketbollisteve të Bashkimit. Saranda Daci realizoi 12 pikë dhe 14 kërcime, si dhe katër asistime, për indeksin 21, ndërsa Merisa Bilalli kontribuoi me 17 pikë, katër kërcime dhe dy asistime, duke e mbyllur ndeshjen me indeksin 19.

Top 5

Alexis Tucker (Bashkimi) 18 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 31 indeksi

Elsa Shala (Penza) 23 pikë, 5 kërcime, 6 asistime, 30 indeksi

Patience Williams (Penza) 17 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 29 indeksi

Saranda Daci (Bashkimi) 12 pikë, 14 kërcime, 4 asistime, 21 indeksi

Merisa Bilalli (Bashkimi) 17 pikë, 4 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi

MVP

Alexis Tucker (Bashkimi) 18 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 31 indeksi

 

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners