Fitore bindëse e Penzës ndaj Prishtinës

Fitore bindëse e Penzës ndaj Prishtinës

08/11/2026

Penza ka shënuar fitore të thellë ndaj Prishtinës me rezultat 124:49, në kuadër të javës së pestë të Superligës së Femrave të Kosovës në basketboll.

Skuadra pejane dominoi përballjen nga fillimi deri në fund, duke qenë vazhdimisht në epërsi dhe duke mos i lënë hapësirë kundërshtareve për të rrezikuar rezultatin.

Vendaset treguan lojë të shkëlqyeshme si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje, duke e përmbyllur takimin me një fitore bindëse prej 75 pikësh dallim.

Gjashtë basketbolliste të Penzës realizuan pikë dyshifrore, duke dëshmuar paraqitjen e mirë kolektive të skuadrës.

Më e dalluara në këtë përballje ishte Elsa Shala, e cila e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në triumfin e skuadrës pejane.

Penza ka tri fitore e një humbje, derisa ishte humbja e katërt për prishtinaset pas katër ndeshjeve.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners