Tre gjyqtarë nga Kosova nominohen në FIBA EuroCup Women

Tre gjyqtarë nga Kosova nominohen në FIBA EuroCup Women

04/11/2026

Gjyqtarët nga Kosova po vazhdojnë të përfaqësohen në arenën ndërkombëtare, duke marrë nominime për ndeshje të rëndësishme në garat evropiane të basketbollit.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka nominuar tre gjyqtarë nga Kosova, Elldin Uglarin, Xhelal Muminin dhe Amar Djekovicin, për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e FIBA EuroCup Women, që zhvillohen më 4 nëntor 2026.

Elldin Uglari është nominuar për ndeshjen ndërmjet Autosped BCC Castelnuovo Scrivia dhe BCF Elfic Fribourg.

Ndërkohë, Xhelal Mumini do të ndajë drejtësinë në përballjen ndërmjet BC Montana 2003 dhe Rutronik Stars Keltern, që zhvillohet në Botevgrad të Bullgarisë.

Gjyqtari tjetër nga Kosova, Amar Djekovic, është nominuar për ndeshjen ndërmjet Panathlitikos A.C. Sykeon dhe DVTK HUNTHERM, e cila zhvillohet në Selanik të Greqisë, nga ora 20:15.

Këto nominime dëshmojnë vazhdimësinë e përfaqësimit të gjyqtarëve kosovarë në garat ndërkombëtare dhe besimin e FIBA-s në profesionalizmin dhe cilësinë e tyre.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners