04/11/2026
Kampionia e Kosovës, Trepça, është mundur në udhëtim nga skuadra gjermane VET-CONCEPT Gladiators Trier me rezultat 96:59, në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.
Pas tri fitoreve radhazi, mitrovicasit pësuan humbjen e dytë në këtë edicion të garës evropiane dhe tani kanë bilanc prej tri fitoresh e dy humbjesh.
Skuadra gjermane ishte më e mirë në këtë sfidë, kurse ‘Xehetarët’ dhanë maksimumin në një përballje ku kishin përkrahjen e shumë tifozëve shqiptarë.