04/11/2026
Dy skuadrat nga Kosova Trepça dhe Bashkimi, do të zhvillojnë të mërkurën, më 4 nëntor, ndeshjet e radhës në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.
Kampionia e Kosovës, Trepça, do të përballet në udhëtim me skuadrën gjermane Gladiators Trier, në një duel shumë interesant të Grupit A.
Mitrovicasit kanë regjistruar tri fitore dhe një humbje në katër ndeshjet e para, ndërsa skuadra gjermane kryeson grupin me katër fitore në po aq takime. Kjo përballje do të jetë mjaft e rëndësishme për renditjen e grupit dhe synimet e të dyja skuadrave për vazhdimin e garave evropiane.
Ndërkohë, Bashkimi do të luajë në Turqi ndaj Biotekno Korfez Basket, në kuadër të Grupit F.
Prizrenasit kanë një fitore dhe dy humbje, ndërsa skuadra turke ka regjistruar tri fitore dhe një humbje. Bashkimi synon të rikthehet te rezultatet pozitive dhe të përmirësojë pozitën në grup.