02/11/2026
Basketbollistja e Bashkimit, Nyla Jean, është shpallur MVP e javës në Superligën e Femrave, pas një paraqitjeje shumë të mirë individuale.
Jean ishte ndër më të dalluarat në parket në derbin kundër Peja 03, duke e përfunduar ndeshjen me 21 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, me indeksin 25. Paraqitja e saj i siguroi çmimin e lojtares më të vlefshme të javës.
Në pesëshen më të mirë janë përfshirë edhe dy basketbolliste të Bashkimit, si dhe nga një përfaqësuese e Trepçës dhe Pejës 03.
Miyu Mizukawa e Trepçës realizoi 28 pikë, tri kërcime dhe dy asistime, duke regjistruar indeksin 28.
Brittiney Seymour e Pejës 03 kontribuoi me tetë pikë, 11 kërcime dhe katër asistime, duke e mbyllur ndeshjen me indeksin 25.
Në mesin e më të mirave u përfshi edhe Aulona Muhadri e Bashkimit, e cila regjistroi gjashtë pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, me indeksin 15 të efiçiencës.
Pesëshen më të mirë e kompleton Enisa Kamerolli, po ashtu e Bashkimit, me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, duke regjistruar indeksin 10.
Top 5 – Superliga e Femrave
Nyla Jean (Bashkimi) – MVP: 21 pikë, 8 kërcime, 5 asistime, 25 indeksi
Miyu Mizukawa (Trepça): 28 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 28 indeksi
Brittiney Seymour (Peja 03): 8 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi
Aulona Muhadri (Bashkimi): 6 pikë, 8 kërcime, 4 asistime, 15 indeksi
Enisa Kamerolli (Bashkimi): 13 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 10 indeksi