01/11/2026
Basketbollisti i Rahovecit 029, Mika Adams-Woods, është shpallur MVP i muajit tetor në ProCredit Superligën e Kosovës, pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë këtij muaji.
Adams-Woods ishte një nga basketbollistët më të dalluar të kampionatit, duke regjistruar mesatare prej 29.8 pikësh, 6.8 kërcimesh, 6.3 asistimesh dhe indeks të efiçiencës 30.5 në katër ndeshjet e zhvilluara gjatë tetorit.
Me paraqitjet e tij, basketbollisti i Rahovecit 029 dha kontribut të jashtëzakonshëm në dy fitoret e skuadrës së tij, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë në parket.
Aftësia për të shënuar, organizuar lojën dhe ndihmuar bashkëlojtarët e ka shndërruar Adams-Woods në një nga basketbollistët më të rrezikshëm për mbrojtjet kundërshtare në ProCredit Superligë.
Paraqitjet e vazhdueshme dhe statistikat mbresëlënëse bënë që ai të vlerësohej me çmimin ProCredit MVP i Muajit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer gjatë tetorit.