Derbi Bashkimi – Peja 03 në xhiron e katërt të Superligës së Femrave

Derbi Bashkimi – Peja 03 në xhiron e katërt të Superligës së Femrave

30/10/2026

 

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së katërt, ku do të zhvillohen dy përballje interesante. Vëmendja kryesore do të jetë në Prizren, ku Bashkimi pret Pejën 03.

Xhiroja nis të shtunën nga ora 13:00, me ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës, që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Të dy skuadrat janë ende në kërkim të fitores së parë këtë edicion. Prishtina vjen pas humbjes ndaj Pejës 03, ndërsa Trepça u mposht nga Penza në xhiron e kaluar.

Përballja kryesore e xhiros zhvillohet të shtunën nga ora 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku Bashkimi pret Pejën 03. Prizrenaset kanë një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para, ndërsa pejanet e kanë nisur edicionin me tri fitore në po aq ndeshje. Të dy skuadrat synojnë të vazhdojnë garën për kreun e renditjes, në një përballje që pritet të sjellë rivalitet dhe basketboll cilësor.

Në këtë xhiro pushon Penza.

Superliga e Femrave – Xhiro IV

E shtunë, 31 tetor

13:00 | Prishtina – Trepça
Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë

19:00 | Bashkimi – Peja 03
Palestra “Sezai Surroi”, Prizren

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners