Xhiroja e shtatë përmbyll rrethin e parë në ProCredit Superligë

Xhiroja e shtatë përmbyll rrethin e parë në ProCredit Superligë

30/10/2026

 

ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë, e cila përmbyll rrethin e parë të përballjeve ndërmjet tetë skuadrave. Katër ndeshjet do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Xhiroja e shtatë hapet të shtunën nga ora 17:00 në palestrën “13 Qershori”, ku Golden Eagle Ylli pret Rahovecin 029. Therandasit vijnë pas humbjes ndaj Trepçës dhe synojnë të rikthehen te fitorja para tifozëve të tyre. Në anën tjetër, Rahoveci është në formë të mirë, me dy fitore radhazi ndaj Pejës dhe Vëllaznimit.

Të shtunën nga ora 19:30, Vëllaznimi pret Bashkimin në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Kuqezinjtë kanë regjistruar vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e para dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv para publikut vendas.

Të dielën, nga ora 17:00, Peja përballet me Borën. Pejanët synojnë t'i japin fund serisë prej katër humbjeve radhazi në kampionat, ndërsa Bora vjen pas fitores bindëse ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 76:57.

Xhiron e shtatë e mbyll derbi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, të dielën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Bardhekaltrit kanë bilanc të barabartë prej tri fitoreve dhe tri humbjeve, ndërsa kampionët në fuqi kanë katër fitore dhe dy humbje. Trepça vjen pas tri fitoreve radhazi në kampionat dhe suksesit ndaj BC Batumi 2010 në FIBA Europe Cup. Në anën tjetër, Sigal Prishtina synon të rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Borës. Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave tradicionalisht kanë sjellë rivalitet dhe emocione në basketbollin kosovar.

ProCredit Superliga – Xhiro VII

E shtunë, 31 tetor

17:00 | Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029

19:30 | Vëllaznimi – Bashkimi

E diel, 1 nëntor

17:00 | Peja – Bora

19:30 | Sigal Prishtina – Trepça


ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë, e cila përmbyll rrethin e parë të përballjeve ndërmjet tetë skuadrave. Katër ndeshjet do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners