17/10/2026
Golden Eagle Ylli ka vazhduar me rezultate pozitive në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në edicionin 2026/27.
Therandasit triumfuan si mysafirë ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, me rezultat 86:100, në kuadër të javës së pestë të elitës së basketbollit.
Te vendasit, basketbollisti më i dalluar ishte Kentrell Pullian, i cili përfundoi ndeshjen me 28 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Në anën tjetër, te Golden Eagle Ylli u dallua Davontrey Thomas, i cili kontribuoi me 26 pikë dhe gjashtë kërcime, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të fitores së therandasve.
Vëllaznimi ka një fitore e katër humbje, kurse Golden Eagle Ylli tri fitore e dy humbje.