16/10/2026
Fundjava sjell ndeshje shumë interesante në ProCredit Superligë, ku zhvillohet xhiroja e pestë.
Ndeshja e parë zhvillohet në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit. Kuqezinjtë kanë një fitore e tri humbje në këtë edicion, kurse therandasit pas dy humbjeve, kanë dy fitore radhazi.
Peja-Rahoveci 029 është një sfidë interesante që zhvillohet në Rahovec, me të dy skuadrat që synojnë fitoren. Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, kurse ‘Vreshtarët’ ende janë në kërkim të fitores së parë në këtë edicion.
Bora - Trepça po ashtu është një sfidë interesante që zhvillohet në Mitrovicë. Prishtinasit pas tri fitoreve radhazi pësuan nga Bashkimi, kurse kampionët e kanë nisur ProCredit Superligën me dy fitore e dy humbje.
Takimi i fundit i javës së pestë zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Bardhekaltrit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit kanë katër fitore, duke qenë skuadra e vetme e pamposhtur në këtë edicion.
ProCredit Superliga - Java 5
E shtunë
17:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli
19:30 Peja - Rahoveci 029
E diel
17:00 Bora - Trepça
18:00 Sigal Prishtina - Bashkimi