16/10/2026
Në fundjavë zhvillohet java e dytë në Superligën e Femrave.
Sfida e parë zhvillohet të shtunën ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit. Për Prishtinën kjo do të jetë ndeshja e parë në këtë edicion, pasi në xhiron e parë ka pushuar, kurse prizrenaset hyjnë pas humbjes nga Penza, kurse më parë humbën edhe në Superkupën e Kosovës nga Peja 03.
Sfida më interesante e kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Penzës dhe Peja 03. Dy skuadrat pejane që janë përforcuar kanë ambicie të mëdha në këtë edicion dhe synojnë fitore në këtë përballje.
Trepça pushon në këtë xhiro, derisa ndeshjet transmetohen në faqen e FBK-së në YouTube.
Superliga e Femrave - Java 2
E shtunë
13:30 Prishtina - Bashkimi
E diel
14:00 Penza - Peja 03