Vlora Braha, Jeta Zeka dhe Xhelal Mumini me nominime nga FIBA për ndeshjet ndërkombëtare

Vlora Braha, Jeta Zeka dhe Xhelal Mumini me nominime nga FIBA për ndeshjet ndërkombëtare

14/10/2026

Vlora Braha, Jeta Zeka dhe Xhelal Mumini kanë marrë nominime nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) për ndeshjet e kualifikimeve të FIBA Women's EuroBasket 2027 dhe parakualifikimeve të FIBA Women's EuroBasket 2029.

Këto nominime janë një tjetër dëshmi e përfaqësimit të basketbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në ndarjen e drejtësisë, ashtu edhe në organizimin dhe mbikëqyrjen e ndeshjeve të rëndësishme evropiane.

Vlora Braha është nominuar në cilësinë e Delegates Teknike të FIBA-s për ndeshjen Danimarka - Gjermania, në kuadër të kualifikimeve të FIBA Women's EuroBasket 2027. Ndeshja do të zhvillohet më 14 nëntor 2026, në Danimarkë.

Gjyqtarja Jeta Zeka është nominuar për ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë, në kuadër të parakualifikimeve të FIBA Women's EuroBasket 2029. Kjo përballje do të zhvillohet më 14 nëntor 2026, në Shtip të Maqedonisë së Veriut.

Gjyqtari Xhelal Mumini është nominuar për dy ndeshje të kualifikimeve të FIBA Women's EuroBasket 2027.

Më 14 nëntor 2026, Mumini do të ndajë drejtësinë në përballjen ndërmjet Greqisë dhe Sllovakisë, që zhvillohet në Selanik të Greqisë, ndërsa më 17 nëntor do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në ndeshjen Mali i Zi - Izraeli, në qytetin e Barit.

Përfaqësimi i zyrtarëve të Kosovës në garat e FIBA-s është një tregues i rëndësishëm i zhvillimit dhe avancimit profesional të kuadrove të basketbollit kosovar.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners