Khalil Shabazz, MVP i javës së katërt në ProCredit Superligë

Khalil Shabazz, MVP i javës së katërt në ProCredit Superligë

12/10/2026

Khalil Shabazz i Golden Eagle Yllit është shpallur MVP i javës së katërt në ProCredit Superligë, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në parket.

Basketbollisti i skuadrës nga Suhareka realizoi 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime, duke e përfunduar ndeshjen me indeksin 31. Me këtë paraqitje, Shabazz është përzgjedhur lojtari më i mirë i javës së katërt.

Në mesin e pesë basketbollistëve më të dalluar të javës është edhe Bryson Dawkins i Sigal Prishtinës, i cili regjistroi 27 pikë, 13 kërcime dhe pesë asistime, me indeksin 35.

Paraqitje shumë të mirë kishte edhe Mika Adams i Rahovecit 029, i cili realizoi 30 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime, duke regjistruar indeksin 32.

Në Top 5 është përfshirë edhe Ja'cori Payne i Trepçës, me 16 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime, me indeksin 24.

Pesëshen më të mirë të javës së katërt e kompleton Lejson Zeqiri i Bashkimit, i cili kontribuoi me 18 pikë dhe katër kërcime, duke regjistruar indeksin 19.

Top 5 e javës së katërt në ProCredit Superligë:

Khalil Shabazz (Golden Eagle Ylli) – 32 pikë, 4 kërcime, 8 asistime, indeksi 31.

Bryson Dawkins (Sigal Prishtina) – 27 pikë, 13 kërcime, 5 asistime, indeksi 35.

Mika Adams (Rahoveci 029) – 30 pikë, 9 kërcime, 7 asistime, indeksi 32.

Ja'cori Payne (Trepça) – 16 pikë, 2 kërcime, 5 asistime, indeksi 24.

Lejson Zeqiri (Bashkimi) – 18 pikë, 4 kërcime, indeksi 19.

 

MVP i javës së katërt: Khalil Shabazz (Golden Eagle Ylli).

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners