12/10/2026
Edicioni 2026/27 i Superligës së Femrave ka nisur me paraqitje të shkëlqyera individuale, ku disa basketbolliste u dalluan me statistikat dhe kontributin e tyre në parket.
Wilcia Williams e Penzës është shpallur MVP e javës së parë, pas paraqitjes së shkëlqyer në derbin ndaj Bashkimit, ku skuadra pejane shënoi fitore.
Williams realizoi 32 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime, duke përfunduar ndeshjen me indeksin 31.
Në Top 5 të javës së parë është përfshirë edhe bashkëlojtarja e saj te Penza, Nyshea Weaver, e cila regjistroi 15 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime, me indeksin 26.
Nga Bashkimi u dallua Alexis Tucker, e cila realizoi 26 pikë, dhjetë kërcime dhe një asistim, duke regjistruar indeksin 29.
Dy basketbolliste të Pejës 03 janë pjesë e pesëshes më të mirë të javës. Zutorya Cook kishte paraqitjen me indeksin më të lartë, 36, duke realizuar 24 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime, ndërsa Camryn Hill kontribuoi me 23 pikë, 11 kërcime dhe një asistim, me indeksin 27.