09/10/2026
Këtë fundjavë nis edicioni 2026/27 i Superligës së Femrave, ku pesë skuadra do të garojnë për titullin e kampionit të Kosovës.
Java e parë hapet të shtunën nga ora 18:00, me përballjen ndërmjet Pejës 03 dhe Trepçës. Pejanet e nisin kampionatin pas triumfit në Superkupën e Kosovës në mesjavë dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe në edicionin e ri. Në anën tjetër, Trepça do të kërkojë ta nisë sezonin me një paraqitje sa më të mirë.
Të dielën, nga ora 19:30, Bashkimi përballet me Penzën në një ndeshje që do të zhvillohet në Suharekë. Prizrenaset, kampione në fuqi të Kosovës, e nisin mbrojtjen e titullit me synimin për të vazhduar sukseset e edicionit të kaluar. Në anën tjetër, Penza do të kërkojë një fillim pozitiv në përballjen e parë të sezonit.
Bashkimi dhe Peja 03 hyjnë në edicionin e ri me synime të larta, pas rivalitetit të tyre për trofetë vendorë, ndërsa edhe skuadrat e tjera do të kërkojnë të dëshmojnë veten gjatë kampionatit.
Sigal Prishtina është skuadra që pushon në javën e parë.
Orari i Javës I:
E shtunë, 10 tetor
18:00 | Peja 03 – Trepça
E diel, 11 tetor
19:30 | Bashkimi – Penza (Suharekë)