06/10/2026
Sonte basketbolli i femrave do të jetë në qendër të vëmendjes, me KBF Peja 03 dhe KBF Bashkimi që do të përballen në finalen e Superkupës së Kosovës për Femra.
Finalja zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën sportive “Karagaçi” në Pejë, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e shumë dëshiruar.
Peja 03 do të ketë përparësinë e parketit vendas dhe mbështetjen e tifozëve pejanë, ndërsa Bashkimi udhëton drejt Pejës me synimin për të fituar e festuar.
Edicionin e kaluar Superkupën e fitoi Peja 03, derisa Bashkimi ka fituar Kupën, titullin dhe Ligën Unike.