05/10/2026
Bora po vazhdon me formë të shkëlqyeshme në fillim të edicionit të ri të ProCredit Superligës, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi.
Prishtinasit triumfuan ndaj Rahoveci 029 me rezultat 84:65, duke vazhduar kështu serinë perfekte në kampionat, ndërsa rahovecasit pësuan humbjen e tretë.
Te Bora u dallua Laolu Oke me 22 pikë e nëntë kërcime, duke qenë ndër më meritorët për fitoren e tretë të skuadrës së tij në po aq ndeshje.
Në anën tjetër, te Rahoveci 029 më i dalluari ishte Mika Adams me 21 pikë.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Bora vazhdon me bilanc perfekt prej tri fitoreve, ndërsa Rahoveci 029 mbetet në kërkim të fitores së parë në edicionin e ri të ProCredit Superligës.