FBK pjesë e FIBA Europe U14 Get-Together 2026 në Tallinn

FBK pjesë e FIBA Europe U14 Get-Together 2026 në Tallinn

05/10/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të përfaqësohet në FIBA Europe U14 Get-Together 2026, që do të mbahet nga 9 deri më 11 tetor 2026 në Tallinn të Estonisë. Aktiviteti organizohet nga FIBA Europe në bashkëpunim me Federatën Estoneze të Basketbollit.

FBK-ja në këtë aktivitet do të përfaqësohet nga Granit Rugova, ndërsa pjesë e delegacionit do të jenë edhe trajnerët Jeton Nixha dhe Zyrije Pireva.

FIBA Europe U14 Get-Together synon shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin profesional në punën me gjeneratat e reja. Programi treditor përfshin një seri klinikash të FIBA-s, me sesione teorike dhe praktike në parket. Gjashtë klinika të FIBA-s janë paraparë gjatë dy ditëve të para të aktivitetit.

Në ditën e fundit do të zhvillohet prezantimi i Federatës Estoneze të Basketbollit, një sesion interaktiv i udhëhequr nga FIBA, si dhe një diskutim paneli me ekspertë të FIBA-s. Folës kryesor i aktivitetit është Dejan Cikiq nga Sllovenia.

Takimi i parë për projektin Hoops4Schools

Në kuadër të qëndrimit në Tallinn, do të mbahet gjithashtu takimi i parë i FIBA-s me partnerët fitues të projektit Hoops4Schools, duke shënuar nisjen e bashkëpunimit dhe koordinimit për realizimin e projektit.

Pjesëmarrja e FBK-së në FIBA Europe U14 Get-Together dhe përfshirja në projektin Hoops4Schools janë në përputhje me orientimin e Federatës drejt zhvillimit të gjeneratave të reja, edukimit të trajnerëve dhe krijimit të programeve të qëndrueshme për zhvillimin e basketbollit.

Aktiviteti në Tallinn do të jetë një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave me federatat e tjera evropiane, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me FIBA Europe në projektet zhvillimore.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners