22/09/2026
ProCredit Superliga ka nisur me ndeshje shumë interesante dhe emocionuese, si dhe dramë në fund.
Kampionia e Kosovës, Trepça e nisi kampionatin me fitore, duke mundur Rahoveci 029, ku më i miri ishte organizatori Ja'cori Payne me 25 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, duke pasur indeksin 31, apo më të lartin e kësaj xhiro, si dhe duke u shpallur më i miri i kësaj jave.
Te Vreshtarët, edhe pse pësuan disfatë u dallua Samir Zekiqi me 30 pikë e katër kërcime.
Bora e nisi edicionin e ri me fitore bindëse ndaj Vëllaznimit, ku Laolu Oke, kishte 12 pikë e 11 kërcime, si dhe një asistim.
Bashkimi ishte bindës ndaj Golden Eagle Yllit, ku Shannon Shorter kishte 16 pikë, një kërcim dhe një asistim, derisa Lejson Zeqiri e mbylli ndeshjen me 17 pikë, katër kërcime dhe një asistim.
Top 5
Ja'cori Payne (Trepça) 25 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 31 indeksi
Samir Zekiqi (Rahoveci 029) 30 pikë, 4 kërcime, / asistime, 30 indeksi
Laolu Oke (Bora) 12 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 19 indeksi
Shannon Shorter (Bashkimi) 16 pikë, 1 kërcim, 1 asistim, 18 indeksi
Lejson Zeqiri (Bashkimi) 17 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 17 indeksi
MVP
Ja'cori Payne (Trepça) 25 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 31 indeksi