17/09/2026
Për të dytin vit radhazi, tifozët e basketbollit do të kenë mundësi t’i sigurojnë biletat për ndeshjet e basketbollit online përmes platformës KickTick.
Pas përvojës së edicionit të kaluar, edhe në edicionin e ri vazhdon mundësia e blerjes së biletave online, duke ua bërë tifozëve më të lehtë dhe më të shpejtë sigurimin e vendit të tyre në tribuna.
Përmes KickTick, tifozët mund të zgjedhin ndeshjen që dëshirojnë ta ndjekin dhe ta blejnë biletën online, para se të drejtohen në palestër.
Digjitalizimi i procesit të biletave është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar përvojën e tifozëve dhe për ta bërë sa më të thjeshtë pjesëmarrjen në ndeshjet e basketbollit.
Me fillimin e edicionit të ri, emocionet rikthehen në parket dhe tribuna.
Siguro biletën online përmes KickTick dhe bëhu pjesë e spektaklit të basketbollit!
https://basketbolli.kick-tick.com/