11/09/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, është hapur akreditimi për ndeshjen finale të ProCredit Superkupës.
Akreditimi do të jetë i hapur deri të hënën (14 shtator) në ora 12:00.
Emrat e gazetarëve dhe fotografëve mund të dërgohen në email-in bahri.rexha@basketbolli.com.
Për shkak të hapësirës dhe sigurisë, numri i mediave do të jetë i kufizuar.
Mediat e akredituara do të njoftohen me shkrim.
Trepça dhe Bashkimi do të përballen më 15 shtator në finalen e ProCredit Superkupës, që zhvillohet në Rahovec nga ora 19:00.