25/08/2026
Përfaqësueset e Kosovës në basketbollin 3x3, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, udhëtojnë sot drejt Italisë për të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilat kanë nisur më 21 gusht. Ekipet e basketbollit 3x3 do t’i bashkohen pjesës tjetër të sportistëve që po përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje të madhe shumë-sportëshe. Lojërat Mesdhetare zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator.
Kosova do të përfaqësohet në konkurrencën e meshkujve nga Adhurim Alijaj, Eliot Peci, Ardian Ibishi dhe Mal Tusuni, ndërsa në konkurrencën e femrave nga Enisa Kamerolli, Elsa Shala, Vesa Krasniqi dhe Merisa Bilalli.
Në të dyja konkurrencat, Kosova është shortuar në Grupin C. Meshkujt janë në grup me Serbinë, Turqinë dhe Portugalinë, ndërsa femrat do të garojnë përballë Italisë dhe Greqisë.
Ndeshjet e fazës së grupeve zhvillohen më 29 dhe 30 gusht, ndërsa faza finale më 31 gusht dhe 1 shtator.