Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja ndërmjet FBK-së dhe Grupit të Sigurimeve SAVA, pjesë e së cilës janë edhe ILLYRIA Life dhe ILLYRIA.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka folur për rëndësinë e kësaj marrëveshje.
Fetahu theksoi se të gjithë sponsorët i konsiderojnë partnerë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e basketbollit të Kosovës.
I pari i basketbollit të Kosovës ka siguruar se, do të punojnë shumë që ky partneritet të jetë sa më i efektshëm dhe afatgjatë, e do të thellohet edhe më tej.
Ndërkohë, Shpend Balija, CEO ILLYRIA, deklaroi se basketbolli i Kosovës është në rrugë të mirë për të ecur më tej dhe do të kenë përkrahjen maksimale bashkërisht drejt fitoreve të reja.
Grupi i Sigurimeve SAVA do të jetë Sponsor Zyrtar i Statistikave.