Bardhekaltrit e nisin me fitore

Bardhekaltrit e nisin me fitore

04/10/2025

Edicioni i ri në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll filloi me fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76:78 (12:18, 20:19, 17:29, 25:14).

Në një dramë në fund, bardhekaltrit shënuan fitoren e parë në këtë edicion.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por në fund prishtinasit me tetë pikë radhazi e fituan këtë pjesë 12:18. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë dhe u shkëputën në 14 pikë, 19:33, por më pas u rikthyen vendasit, duke ngushtuar shifrat, ku pjesa e parë përfundon 32:37.

Bardhekaltrit sërish u shkëputën në periodën e tretë që e fituan 17:29, dhe dukej se po shkonin drejt fitores së sigurt, por kështu nuk ndodhi me therandasit që luftuan deri në fund dhe afruan rezultatin në 76:78, madje, duke pasur edhe aksionin e fundit, por që nuk ishin të suksesshëm.

Te vendasit u dallua Trevon Allen me 22 pikë, ndërkohë që te mysafirët Lamb Autrey kishte 15 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, ndërsa Arian Azemi shtoi 12 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters