Superliga Femrat 2025/26 transmetohet në kanalin zyrtar të FBK-së  dhe në Art Motion & Kujtesa

Superliga Femrat 2025/26 transmetohet në kanalin zyrtar të FBK-së dhe në Art Motion & Kujtesa

03/10/2025

 

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton se të gjitha ndeshjet e Superligës së Femrave për edicionin garues 2025/26 do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FBK-së në YouTube, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme që dashamirët e basketbollit të ndjekin çdo sfidë nga kudo që ndodhen.

Përveç transmetimit online, FBK ka arritur marrëveshje edhe me partnerin medial Art Motion & Kujtesa, ku do të transmetohen ndeshjet më të rëndësishme të garave, përfshirë Superkupën, finalet e Kupës së Kosovës si dhe të gjitha ndeshjet e Play Off-it.

Ky bashkëpunim i fuqishëm synon të rrisë shikueshmërinë e basketbollit të femrave në Kosovë, duke sjellë emocionet e lojës pranë çdo tifozi dhe duke e bërë kampionatin më të aksesueshëm se kurrë më parë.

FBK fton të gjithë sportdashësit të ndjekin ndeshjet në platformat e përmendura dhe të jenë pjesë e sezonit të ri emocionues të basketbollit kosovar.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners