Anwil kalon Bashkimin dhe i bashkohet Trepçës në grupe

Anwil kalon Bashkimin dhe i bashkohet Trepçës në grupe

01/10/2025

Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi luftoi deri në fund, por nuk ia arriti që për herë të parë të jenë pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.

Prizrenasit në ndeshjen e kthimit pësuan në Poloni nga Anwil me rezultat 93:71 (21:21, 25:21, 18:17, 29:12).

Portokallezinjtë e kishin fituar ndeshjen e parë 80:75.

Për 30 minuta, ndeshja ishte kryesisht e baraspeshuar, por në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, Anwil u shkëput dhe fitoi 93:71.

Anwil kalon në grupe ku i bashkohet kampiones së Kosovës, Trepçës, si dhe PAOK-ut të Greqisë dhe Braunschweig të Gjermanisë në Grupin F.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners