Vendimet e Bordit të FBK-së

Vendimet e Bordit të FBK-së

01/10/2025

Fillimi i edicionit 2025/26

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht Neni 24, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, në mbledhjen e mbajtur më 30.09.2025, Bordi i FBK-së, pas trajtimit të pikave sipas rendit të ditës, ka vendosur si në vijim:

  1. Palestrat sportive dhe procesi zgjedhor

Lidhur me çështjen e palestrave sportive të zëna për zgjedhjet lokale dhe ndikimin e tyre në fillimin e edicionit të ri të garave të FBK-së, janë miratuar vendimet si më poshtë:

1.1. Pas aprovimit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), xhiroja e parë (I) e ProCredit Superligës dhe Superliga Femrat do zhvillohet sipas datave të parashikuara, në palestrat sportive të qyteteve përkatëse.

  • ProCredit Superliga do fillojë me datë 4-5 tetor 2025 në palestrat sportive përkatëse, ndërsa xhiro e dytë (II) vazhdon me datat 18-19 tetor 2025 në palestrat sportive përkatëse.
  • Superliga Femrat do të fillojë sipas datave të parashikuara në palestrat sportive përkatëse, ndërsa xhiroja e dytë (II) dhe tretë (III) do organizohen nga FBK në një palestër sportive të vetme, me qëllim lehtësimin e zhvillimit të ndeshjeve në periudhën zgjedhore.

1.2. Është vendosur që Superkupa e Meshkujve për edicionin 2025/26 të anulohet dhe të mos zhvillohet, me qëllim që të mos tejzgjatet vijimi i ProCredit Superligës dhe të sigurohet zhvillimi i garave sipas kalendarit të paraparë.

  1. Licencimi i klubeve, edicioni 2025/26

Sa i përket procesit të licencimit të klubeve për edicionin 2025/26, janë miratuar vendimet si më poshtë:

2.1. Kontratat profesionale të lojtarëve do të pranohen edhe të pa-noterizuara, mirëpo ky kriter do të konsiderohet i përmbushur vetëm pas deponimit të të gjitha kontratave pa përjashtim. Në rast se kontrata e një lojtari nuk është deponuar në FBK, lojtari në fjalë nuk do të lejohet të paraqitet për lojë deri në deponimin e kontratës.

2.2. Mungesa e paraqitjes së një ekipi të gjeneratave të reja nga një klub i ProCredit Superligës do të rezultojë në pagesë prej 20,000.00 € për çdo kategori të munguar.

2.3. Për klubet e Superliga Femrat, është lehtësuar kriteri sportiv dhe është e domosdoshme paraqitja e dy ekipeve të gjeneratave të reja, përkatësisht: U14 (obligative) dhe U16 ose U18 (njëra prej tyre obligative).

  1. Shitja e biletave online

Fillimi i zbatimit dhe implementimit të shitjes së biletave online do fillojë nga xhiroja e tetë  (VIII) e ProCredit Superligës.

  1. Mbulimi i shpenzimeve për ligat e gjeneratave të reja

FBK do të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë të ndeshjeve për ligat e kategorive të reja do mbulohen në një shumë totale prej 125,000.00EUR. Kjo shumë përfshin ligat në vijim:

  • Liga U18 Lindje
  • Liga U18 Perëndim
  • Liga U18 Vajzat
  • Liga U16 Grupi A
  • Liga U16 Grupi B
  • Liga U16 Grupi C
  • Liga U16 Grupi D
  • Liga U16 Vajzat-Lindje
  • Liga U16 Vajzat-Perëndim
  • Liga U14 Lindje
  • Liga U14 Perëndim
  • Liga U14 Vajzat
  • Liga U12 Lindje
  • Liga U12 Perëndim
  • Liga U10 (4 turne gjatë vitit)
  1. Lista e gjyqtarëve për edicionin 2025/26

Në listën e gjyqtarëve për edicionin 2025/26, gjyqtari Ergin Balaj kalon nga Licenca C në Licencën B.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

 

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters