25/09/2025 FBK

Telegram Ngushëllimi

E nderuara Familja Ramadani,

 

I nderuar komunitet i basketbollit,

 

Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit të njohur dhe vëzhguesit të basketbollit, Remzi Ramadani.

 

Ramadani ishte gjyqtar i basketbollit në kohërat më të vështira për sportin e Kosovës, paraluftës, por edhe pasluftës, duke ndarë drejtësinë me nder dhe profesionalizëm në nivelin më të lartë.

 

Ai nuk iu nda palestrave pasi la referimin, duke u bërë vëzhgues i basketbollit, ku e kreu punën me përkushtim të plotë.

 

Remzi Ramadani me urtësinë e tij ishte shembull për të gjithë, e kështu do të mbahet mend gjithmonë.

 

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramadani dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

 

Me Respekt,

 

Arben Fetahu,

 

Kryetar i FBK-së




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: