24/09/2025 FBK

Fitore evropiane në Prizren

Fitore madhështore për Bashkimin në FIBA Europe Cup. Prizrenasit në një atmosferë të jashtëzakonshme triumfuan përballë Anëil-it me shifrat 80:75 (24:16, 15:21, 19:14, 22:24).

Portokallezinjtë gjatë gjithë ndeshjes ishin në epërsi, duke fituar me meritë.

Periudhën e parë e fituan me rezultat 24:16, derisa në çerekun e dytë mysafirët ishin më të mirë 15:21, duke shkuar në pushim me rezultat 39:37.

Megjithatë, vendasit ishin të vendosur për fitore dhe ishin më të mirë në periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në 13 pikë, 55:42, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 58:51. Në dhjetë minutat e fundit, skuadra polake arriti të kalojë në epërsi 70:71, tre minuta nga fundi, duke bërë që të zhvillohet dramë deri në fund, por nënkampionët e Kosovës me përkrahjen e tifozëve triumfuan 80:75.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 1 tetor në Poloni.

Skuadra më e mirë nga të dy ndeshjet kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: