Mbahet FIBA SCOD Klinika me gjyqtarët e FBK-së

Mbahet FIBA SCOD Klinika me gjyqtarët e FBK-së

23/09/2025

Më 20 shtator është mbajtur FIBA SCOD Klinika para sezonale për të gjithë gjyqtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, kurse më 21 shtator FIBA Fitnes testi në Shkollën “Model” për gjithë gjyqtarët e FBK-së.

Në FIBA SCOD Klinikë mes sezonale pjesëmarrës kanë qenë 71 gjyqtarë nga të gjitha listat e gjyqtarëve të FBK-së si dhe gjyqtarët nga Federata Shqiptare e Basketbollit.

Me këtë rast sipas marrëveshjes për bashkëpunim në mes FBK-së dhe FSHB-së në FIBA SCOD Klinikë kanë marrë pjesë edhe 12 gjyqtarë, vëzhgues nga lista e gjyqtarëve të FSHB-së.

FIBA SCOD Klinika për gjyqtarët është udhëhequr nga Faton Kurshumlija FIBA Instruktori Nacional, Sinisa Herceg, FIBA Referee Instructor, Arian Thaçi, Manuali për IRS, Ngadhnjim Shabani, Korrigjimi i Gabimeve si dhe Virtyt Hajrizi, Përgatitja Fizike e gjyqtarëve.

Temat e FIBA SCOD Klinikës

- Performanca e gjyqtarëve të FBK-së për vitin 2025 :

- Plani dhe programet për vitin 2026

-Procesimi i lojës

- Mekanika 3 PO – IOT

-Protokolli i gjyqtarëve 50-50 

-IRS MANUALI

- Punëtoria e gjyqtarëve me klipet nga ProCredit Superliga e FBK-së

- Online Testi nga Basketball Rules

-Testi fizik

-Evaulimi

FIBA Referee Instruktori Sinisa Herceg i nominuar nga FIBA Referee Departmenti për FIBA SCOD Klinikën është ndarë shumë i kënaqur me organizimin e FIBA SCOD Klinikes para sezonale si dhe pjesëmarrjen e gjyqtarëve nga FBK-se dhe FSHB-se të cilët kanë qenë ndër-aktiv gjatë gjithë klinikës duke parashtruar pyetje, evaulim të klipeve dhe interpretimit të rregullave të basketbollit.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners