Të shtunën testimi për trajnerët e grupmoshave të reja

Të shtunën testimi për trajnerët e grupmoshave të reja

16/09/2025

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) të shtunën (20 shtator) do të organizojë test për të gjithë trajnerët e kategorive të reja.

Testi do të mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik, në Prishtinë, nga ora 12:00.

Të gjithë trajnerët që dëshirojnë të udhëheqin ekipet e tyre në kategoritë e reja për stinorin 2025/26, janë të obliguar të marrin pjesë në testim.

Mosprezenca në testim automatikisht pamundëson të drejtën për të udhëhequr ekipet në edicionin përkatës 2025/26.

Me anë të këtij testimi synohet identifikimi i sfidave të trajnerëve në punët e tyre me kategoritë e reja, derisa do të ndihmojë SHTBK-në dhe FBK-në në organizimin e seminareve të ardhshme, ku qëllimi kryesor është ngritja e aftësive profesionale të trajnerëve në fushën e basketbollit. 

Nga testimi janë të liruar:

Trajnerët që kanë përfunduar kursin FIBA Europe FECC

Trajnerët mbi moshën 60-vjeçare

Trajnerët që punojnë me nivelet seniore (Superliga, Liga 1, Liga 2, Ligat e Femrave Seniore) dhe që nuk janë të angazhuar me kategori të reja

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners