Komiteti Olimpik i Kosovës organizon edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Sportiv Prishtina 2025.
Festivali do të mbahet më 16 dhe 17 shtator (e martë dhe e mërkurë) në kinemanë ABC në Prishtinë.
Gjatë dy ditëve do të shfaqen 10 filma dokumentarë nga sporti vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në mes e tyre, të mërkurën do të shfaqet dokumentari për basketboll “4 çerekët” nga Leart Hoxha.
Dokumentari “4 Çerekët” rrëfen historinë e basketbollit të Kosovës, që nga periudhat e vështira e deri në ditët e sotme.
Dokumentari është i ndarë në katër episode, një ndarje simbolike që ndjek formatin e një ndeshje basketbolli.
Dokumentari është realizuar dhe drejtuar nga autori dhe producenti Leart Hoxha, prodhim i Katror Media dhe me kontributin e ish-basketbollistit dhe gazetarit sportiv Blerim Vuniqi.
Ky projekt që është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe përkrahur nga Federata e Basketbollit e Kosovës.