Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me sukses ka organizuar Klinikën me Stafin e Programit “Sport në Shkolla”.
Klinika është mbajtur me ekspertin e njohur ndërkombëtar, Jaume Comas.
Gjatë Klinikës, Comas ka ligjëruar për:
Rregullat e basketbollit 3x3 (Rregullat kryesore, pikat kryesore të ndikimit në lojën 3x3)
Dallimi midis 3x3 dhe 5x5 (Garat zyrtare, Formati i garës, Lloji i lojtarëve)
Praktikimi i Basketbollit 3x3 (ide dhe koncepte) Praktikimi i parimeve të lojës (pikë taktike dhe teknike, ndërrimi i roleve, sulmi, mbrojtja, rivënia e topit).
Kjo Klinikë kishte për qëllim thellimin e njohurive mbi basketbollin 3x3 dhe zbatimin praktik të parimeve të lojës.
Në fund të gjithë janë certifikuar për pjesëmarrjen në këtë Klinikë.
Programi “Sport në Shkolla” financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa zbatohet nga Federata e Sportit Shkollor e Kosovës dhe Federata e Basketbollit e Kosovës.