Klinikë me ekspertin e njohur ndërkombëtar Jaume Comas

Klinikë me ekspertin e njohur ndërkombëtar Jaume Comas

11/09/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të shtunën do të organizojë Klinikën e Trajnerëve me ekspertin e njohur ndërkombëtar, Jaume Comas.

Klinika është e dedikuar për stafin e programit dhe ka për qëllim thellimin e njohurive mbi basketbollin 3x3 dhe zbatimin praktik të parimeve të lojës.

Comas do të ligjërojë për: Rregullat e basketbollit 3x3 (Rregullat kryesore, pikat kryesore të ndikimit në lojën 3x3); Dallimi midis 3x3 dhe 5x5 (Garat zyrtare, Formati i garës, Lloji i lojtarëve); Praktikimi i Basketbollit 3x3 (ide dhe koncepte), Praktikimi i parimeve të lojës (pikë taktike dhe teknike, ndërrimi i roleve, sulmi, mbrojtja, rivënia e topit). 

Programi Sport në Shkolla financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa zbatohet nga Federata e Sportit Shkollor e Kosovës dhe Federata e Basketbollit e Kosovës.

Klinika do të mbahet në Hotel Four Points by Sheraton në Marigona Residencë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners