Dardanët të hënën mësojnë kundërshtarët në rrugën drejt FIBA EuroBasket 2029

Dardanët të hënën mësojnë kundërshtarët në rrugën drejt FIBA EuroBasket 2029

04/09/2025

Rruga drejt FIBA ​​EuroBasket 2029 do të fillojë në nëntor.

Të hënën më 8 shtator nga ora 10:30 do të zhvillohet shorti i Raundit të Parë të Parakualifikimeve të FIBA ​​EuroBasket 2029 në kryeqytetin letonez, Riga.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.

10 kombëtare janë të ndara në katër vazo nga FIBA sipas renditjes botërore. Një grup do të përbëhet nga katër shtete dhe dy grupet e tjera do të përbëhen nga tre shtete.

Kosova është në vazon e dytë dhe më 8 shtator do të mësojë kundërshtarët.

Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Katër kombëtare - tre fitueset e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë do të kualifikohen në Raundin e Dytë.

Vazo 1

Bullgaria

Maqedonia e Veriut

Sllovakia

Vazo 2

Kosova

Norvegjia

Irlanda

Vazo 3

Luksemburgu

Armenia

Shqipëria

Vazo 4

Azerbajxhani

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters